22:00, 14 Shkurt 2018

Javën qe shkoi, pas shumë spekulimeve në lidhje me marrëdhëniet e Sarah Jessica Parker dhe koleges së saj aktore, Kim Cattrall, kjo e fundit shpërtheu në rrjetet sociale.

Përmes një postimi Kim iu drejtuar Jessica Parker duke e quajtur “hipokrite të mjerë”.

Megjithatë në një intervistë për People, që besohet se është realizuar para postimit të Kim, Sarah ka insistuar se nuk ka ndonjë përleshje në mes të aktoreve.

Ajo ka thënë se asnjëherë nuk ka folur për një gjë të tillë, përderisa u shpreh se ishte ndjerë e lënduar nga gjërat që kishte thënë Kim në intervistën me Piers Morgan.

Sa i përket largimit të Kim Cattrall nga realizimin i “Sex And The City 3”, Parker ka thënë se nuk mund ta imagjinonte dikë tjetër në rolin e saj përderisa bëri të ditur që asnjëherë nuk ka folur me aktoren për këtë gjë.