Paralajmërohen protesta nëse Rektorati nuk suspendon profesorët plagjiatorë NULL NULL 12.10.2018 12:20 12.10.2018 12:20 Krijimi i një komisioni të veçantë me pjesëmarrje ndërkombëtare për të hetuar avancimet e profesorëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike si dhe heqja e titullit të profesorit të rregullt të këtyre profesorëve për shkak të praktikës jo etike ishin dy kërkesat kryesore që ORCKA dhe ADMOVERE i drejtuan sot rektorit të UP-së Marjan Dema. Në të kundërtën paralajmëruan protesta. Në një konferencë për media, përfaqësues të organizatave përkatëse kërkuan po ashtu adresimin e gjetjeve të komisionit me pjesëmarrje ndërkombëtare, nga ana e Rektoratit në Këshillin e Etikës. Rron Gjinovci nga ORCA tha se pavarësisht se u kanë dërguar senatorëve vlerësimin për punimet e këtyre kandidatëve nga FIM dhe bërjes publike gjetjet e analizës së ORCA-a, të njëjtit janë avancuar nga profesorë të asocuar në profesorë të rregullt. Edhe Shkëlzen Gashi nga ADMOVERE tha se nga gjithsej 16 pjesëtarë të stafit akademik të UP-së të cilëve u janë shpalosur plagjiaturat në media, shumica nuk kanë reaguar asnjëherë ndaj akuzave. Ndërsa bëri të ditur se çka kanë përfshirë në kërkesën e tyre, raporton KP, transmeton Klan Kosova. Ndërsa përfaqësuesi i ORCA-s bëri të ditur se deri më tash Këshilli i Etikës nuk është përgjigjur asnjëherë, ndërsa Rektorati i UP-së nuk ka adresuar çështjet në fjalë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë