19:30, 13 Shkurt 2018

Marrëdhëniet dashurore nuk i ngjajnë kurrë njëra-tjetrës, disa janë të vrullshme njëlloj si batica-zbatica, kurse të tjera janë më të qeta dhe partnerët zgjedhin t’i marrin gjërat më shtruar dhe të kenë në favorin e tyre faktorin kohë. Mirëpo pas një lidhjeje të gjatë shumëvjeçare, me siguri ju ndodh të pyesin veten nëse ka ardhur momenti i duhur për t’u martuar me partnerin tuaj. Nëse jeni te dashuruar përgjigja e menjëhershme është po, megjithatë ka disa gjëra të cilat duhet t’i merrni në konsideratë para se të martoheni.

Duhet të jetoni vetëm
Martesa është një hap shumë i rëndësishëm, por përpara se të vendosni të ndani jetën tuaj me dikë tjetër duhet të sfidoni para së gjithash veten. Mënyra më e mirë për t’u ndjerë plotësisht e maturuar nga ana emotive dhe financiare është të jetoni vetëm pasi gjatë gjithë jetës keni qenë nën mbrojtjen e prindërve dhe të afërmëve. Pikërisht për këtë nuk i njihni i limitet dhe zotësitë tuaja dhe këto do t’i kuptoni vetëm atëherë kur do t’ju duhet të paguani vetë faturat apo të rregulloni vetë rubinetin e prishur.

Duhet të jeni të sigurtë që përputheni me njëri-tjetrin
Për një martesë jetëgjatë dhe të lumtur jo domosdoshmërisht duhet të jeni kopje të njëri-tjetrit, mirëpo është e rëndësishme të ndani të njëjtat qëndrime rreth jetës në çift. Të dy ju mund të formoni një “skuadër” të mirë ose e kundërta, dhe këtë mund ta zbuloni vetëm kur të keni mësuar të realizoni gjërat sëbashku, shkruan Living, transmeton Klan Kosova.

Interesante