13:33, 11 Tetor 2018

Drejtori sportiv i klubit brazilian, Flamengo, Carlos Noval, ka mohuar që Milani ka arritur një marrëveshje për transferimin e Lucas Paqueta-s.

Sidoqoftë, ai beson se transferi mund të finalizohet brenda “dy javësh”.

“Nuk është ende marrëveshje e kryer me Milanin, dhe preferojmë të flasim kur gjërat të jenë përfunduar njëherë e mirë”, ka thënë Noval për Tuttomercatoweb.

“Po bisedojmë. Negociatat janë duke u zhvilluar, por sa e dimë, ende nuk janë mbyllur”.

“Mendoj se do të finalizohet brenda dy javësh. Për disa javë, po”.