17:11, 13 Shtator 2017

Shefja e Misionit të Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Alexandra Papadopoulou, ka potencuar edhe njëherë se EULEX, do japë mbështetjen e vazhdueshme në Ministrinë e Drejtësisë, për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Këto deklarime, Shefja e EULEX në Kosovë, Papadopoulou, i dha gjatë një takimi të saj që pati sot bashkë me Ministrin e Drejtësisë Abeland Tahiri, transmeton Klan Kosova.

Ministri Tahiri e falënderoi Alexandra Papadopoulou për mbështetjen që EULEX-i, ka dhënë dhe po vazhdon të jap në fushën e sundimit të ligjit, e  në veçanti forcimin institucional të kësaj fushe.

Po ashtu Tahiri shprehu gatishmërinë e tij për të fuqizuar sundimin e ligjit, transparencën dhe llogaridhënien në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Me këtë rast Papadopoulou uroi Ministrin Tahiri për detyrën e re. transmeton Klan Kosova.

Interesante