Papa i thotë një homoseksuali: “Zoti të ka krijuar kështu dhe ai të do ty” NULL NULL 22.05.2018 09:42 22.05.2018 09:42 Papa Françesku raportohet t’i ketë thënë një homoseksuali nga Kili, që ishte në vizitë në Vatikan se “Zoti të ka krijuar kështu dhe të do ty kështu siç je”. Juan Carlos Cruz, që thuhet se ka qenë viktimë e abuzimeve seksuale në duart e një prifti, ka kaluar disa ditë në Vatikan ku ka folur për përvojat e tij, shkruan Foxnews, përcjell Klan Kosova. Cruz raportohet të ketë thënë për El Pais, se ka pasur një bisedë me Papën ku kanë folur për homoseksualizmin dhe që Ati i shenjtë t’i ketë thënë, “Juan Carlos, nuk brengosem që t’i je homoseksual. Zoti të ka krijuar kështu dhe të do ty kështu siç je. Papa të do kështu siç je dhe ti duhet të jesh i lumtur për atë që je”. Më pas është Los Angeles Times që raporton se Vatikani nuk ka konfirmuar nëse Papa ka dhënë komente të tilla, qoftë edhe në biseda private. Papa më parë ka përkrahur katolikët që të mësojnë mbi homoseksualizmin, duke ripërsëritur se Kisha kundërshton lidhjet mes personave të gjinisë së njëjtë./Klan Kosova/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.