12:24, 6 Dhjetor 2018

Sheiku Abdullah bin Zayed Al Nahyan, njëherit edhe ministër i Punëve të jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, ka ftuar Papa Françeskun që ta vizitojë vendin e tij.

Deri më tani ende nuk është bërë publike nëse Papa Françesku e ka pranuar këtë ftesë, mirëpo supozohet se ai mund t’i vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabë në një të ardhme të afërt, shkruan thecatholictravelguide.com, transmeton Klan Kosova.

Në E.B.A., ndodhen disa kisha të mëdha katolike dhe 10 për qind e popullsisë i takon besimit katolik.

 

klankosova.tv