lladrovci-majko
14:50, 11 Janar 2017

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim ish kryeministrin e Shqipërisë, Pandeli Majko, i cili ka uruar kryetarin Lladrovci për pozitën e re, duke thënë se do të ndërtojë marrëdhënie profesionale me Drenasin dhe komunat e Shqipërisë.

Në këtë takim, Lladrovci ka thënë se ish-kryeministri Majko ka merita shumë të mëdha për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, përderisa ky i fundit e quajti vëlla të parin e Drenasit, njofton Klan Kosova.

Ndër të tjera është biseduar edhe për mundësitë dhe përfitimet që kanë bizneset nga Shqiperia për të investuar në Drenas.

Displaying IMG_3973.JPG

Displaying IMG_3983.JPG

Interesante