Pamje nga shembja e urës në Gjenova (VIDEO) NULL NULL 14.08.2018 16:37 14.08.2018 16:37 Të paktën 22 persona kanë humbur jetën pas shembjes së një ure në Gjenova të Italisë. Një pjesë prej 200 metrave e urës Morandi, e cila ishte pjesë e autostradës A10, është shembur gjatë një stuhie të ashpër, shkruan agjencia e lajmeve italiane “Adnkronos”, transmeton Klan Kosova. “Po e përcjell me shumë shqetësim të madh se çfarë ka ndodhur në Gjenovë, që duket të jetë një tragjedi e madhe”, ka shkruar në Twitter, ministri italian i Transportit, Danilo Toninelli. Ndërsa një dëshmitar që ishte prezent kur u zhvillua ngjarja ka raportuar se kishte parë “tetë apo nëntë automjete që ranë bashkë me urën”, duke e përshkruar si një “skenë apokaliptike”. Një person është shpëtuar gjallë nga rrënojat dhe është transportuar në spital me helikopter, ka raportuar agjencia e lajmeve ANSA. Ura e Morandit u ndërtua gjatë viteve 1960 dhe renovimi i saj përfundoi gjatë vitit 2016. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi kujton masakrën e Izbicës: Shteti vazhdon të kërkojë drejtësinë e munguar 2 minuta më parë
Kosova Osmani përkujton masakrën e Izbicës: Dëshmi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kaluam 9 minuta më parë