Paltrow shfaqet për herë të parë pas akuzave ndaj Weinstein NULL NULL 13.10.2017 10:00 13.10.2017 10:00 Gwyneth Paltrow është fotografuar për herë të parë që kur zbuloi se producenti i shumë-akuzuar i filmave, Harvey Weinstein, i kishte bërë propozim seksual në të 90-tat. Aktorja 45 vjeçare u duk në mendime teksa u pa në Santa Monica të Kalifornisë këtë të enjte. Paltrow vetëm sa kishte pohuar në një intervistë për The New York Times, se ajo ishte njëra nga viktimat e sjelljes së keqe të Weinstein, kur ishte vetëm 22 vjeçare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.