Palokaj: Vendimi për liberalizim në 2019, procedurat nisin në vjeshtë NULL NULL 18.07.2018 17:50 18.07.2018 17:50 Korrespodenti nga Brukseli, njohësi i çështjeve të zhvillimeve politike në Europë Augustin Palokaj ka thënë se Bashkimi Europian edne po refuzon të jap datë të caktuar në lidhje me vendimin e liberalizimit të vizave. Palokaj në emisionin Info Magazine, ka thënë po ashtu se Komisioni Europian sot përmbylli një fazë të punës sa i përket dhënies së dritës jeshile për lëvizje të lirë të kosovarëve, njofton Klan Kosova. ”Me këtë Komisioni Europian ka përmbyllur me të vërtetë pjesën e tyre të punës sa i përket çështjet të liberalizimit”. ”Asgjë nuk pritet të ndodhë deri në vjeshtë. Po presim që procedurat për vendimin e liberalizimit të ndodhin në shtator”. ”Ky është vetëm një konfirmim i Komisionit Europian se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim, por kjo nuk është vendim për liberalizimin e vizave”. ”Sa i përket pritjeve, Bashkimi Europian ende refuzon të përmend data kjo nënkupton që shqiptarët nuk duhet të presin ndonjë datë të caktuar për liberalizimin”. ”Problemi qëndron tek fakti se kur shihet se ka shtete skeptike mund të mos vendoset fare për votim. Duke pasur parasysh se ata kanë qytetarë skeptik për liberalizimin e vizave, këtu mund të ndikojë që këtu të zvogëlohet interesi i vizave për kosovarët”. ”Kosova tash nuk duhet të punojë më shumë me Brukselin por me kryeqytetet e shteteve anëtare të Bashkimit Europian”. Më tej Korrespodenti Augustin Palokaj, theksoi se nuk pret që vendimi për liberalizimin të jepet këtë vit pasi sipas tij të paktën në vjeshtë të 2018 nisin procedurat për këto çështje, njofton Klan Kosova. ”Është e pamundur që kjo të ndodhë këtë vit, sepse pikësëpari procedura nis në vjeshtë”. ”Do të ishte mirë që vendimi për liberalizim të merret deri në pranverë të 2019 sepse më vonë janë zgjedhjet e Parlamentit Europian e kjo do të mund ta zvarriste procesin për lëvizje të lirë”./KLANKOSOVA.TV *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.