Palmer në Beograd: Përkrahim transformimin e FSK-së në Ushtri NULL NULL 19.10.2018 14:59 19.10.2018 14:59 Mathew Palmer , zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit tha të premten në Serbi se Shtetet e Bashkuara mbështesin tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri. Sipas zyrtarit të Departamentit amerikan tranzicionit të kësaj force do t’i nevojitet kohë. “Ne po e mbajmë këtë pozicion, është një tranzicion që do të marrë një kohë të konsiderueshme dhe po punojmë me shumë kujdes me partnerët tanë në Prishtinë, për të mbështetur tranzicionin, në mënyrë që të sigurohet që kjo të bëhet në një mënyrë që do të kontribuojë në rajon dhe stabilitet “, tha ai duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë konferencs së përbashkët me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, nëse SHBA-ja në heshtje e mbështeti transformimin e FSK-së në Ushtrinë e Kosovës, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024