Pallaska: Në Vetëvendosje ose je i nënshtruar ose i shënjestruar NULL NULL 13.12.2017 22:27 13.12.2017 22:27 Profesori dhe njohësi i rrethanave politike, Dastid Pallaska ka thënë se është farsë që brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka demokraci. Më tej ai ka thënë se është fatmirësi që kjo lëvizje nuk ka pasur pushtet në Kosovë. “Vetëvendosje është parti që ka etiketuar lehtë kush është hajn, tradhtar, me margjinë të gabimit 100 përqind”, ka thënë Pallaska, njofton Klan Kosova. “Ata njerëz që janë etiketuar në grupet e ndryshme e kanë ndjerë veten të shënjestruar dhe kanë kërkuar siguri duke u kyçur në Vetëvendosje. Në Vetëvendosje ose je i nënshtruar ose i shënjestruar, nuk ka mes dhe diskurs për debat”, ka pohuar ai në Zona B. “Pse ndodhi kur zoti Kurti nuk është në liri, ai si personifikimi i kultit në Vetëvendosje, por të plaste skandali sa Kurti do të ishte në liri, ai do të ishte protagonist, do të hiqte dorë nga kulti. Qëllimi kryesor ka qenë që kurdo të shfaqej mospajtimi, Albin Kurti nuk ka guxuar të jetë protagonist dhe se do ta bënte vdekatar”. Pallaska ka thënë se për gjithë votuesit e Vetëvendosjes është dëshpëruese që Shpend Ahmeti është inekzistent në atë që e Pallaska e quan lojë. “Ai [Ahmeti] duket se nuk ka ambicie për të marrë kreun e partisë. “Në këtë situatë politikisht kush nuk do të merr qëndrim do të humbë shumë së pari përbrenda Vetëvendosjes dhe së dyti te elektorati”, ka thënë Pallaska ndër të tjera. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë