Pallaska: Kurti është “zbutur” pasi e dinte që në atë mënyrë s’mund ta fitonte pushtetin NULL NULL 13.12.2017 22:00 13.12.2017 22:00 Dastid Pallaska, njohësi i rrethanave politike, ka thënë se ish lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka ndryshuar pasi e ka parë që me “gjuhën e urrejtjes” nuk mund të fitonte pushtetin. “Ajo çfarë e ka shtyer Kurtin të ndryshonte sjelljen ka qenë analiza e tij se Vetëvendosje mund të jetë pranë pushtetit”. “Kjo ka qenë sakrificë nga Kurti pasi e ka ditur se fitimi i pushtetit në atë mënyrë nuk ishte më opsion”. Ndryshe Pallaska gjatë një interviste në emisionin Zona B në Klan Kosova ka thënë se Kurti e kishte arritur kulmin me demonstratat me të cilat “dështoi”. “Ai synoi që t’i imitojë liderët që kishin fituar pushtetin dhe provoi ta marrë pushtetin në mënyrë demokratike”. Njohësi i rrethanave poltike ka theksuar se në Lëvizjen Vetëvendosje kanë filluar përçarjet pasi janë dy rryma. “Rryma e parë është e përfaqësuar nga Kurti që dëshiron të merr vet pushtetin për transformimet në Kosovë”. “Dhe rryma e dytë që dëshiron të bëjë Vetëvendosjen një parti klasike politike që i përgjigjet kërkesave të elektorarit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë