Palestinezët kthehen në vendin e shenjtë pas largimit të masave nga Izraeli NULL NULL 27.07.2017 23:01 27.07.2017 23:01 Palestinezët janë kthyer në vendin e shenjtë në Jeruzalem për herë të parë pas dy javësh pasi Izraeli hoqi masat e sigurisë. Masat e sigurisë u vendosën nga Izraeli pas vrasjes së dy policëve izraelitë pranë këtij vendi, transmeton Klan Kosova. Por dhuna që ka kapluar qytetin vazhdoi, me rreth 100 të plagosur në përleshjet me policinë të enjten. Palestinezët u panë duke kënduar dhe vallëzuar në rrugët jashtë kompleksit, para se të hynin për namaz pasdite. Por dhuna shpërtheu menjëherë pas kësaj mes turmës dhe Policisë, ku këta të fundit përdorën edhe gaz lotsjellës. Sipas Gjysmëhënës së Kuqe palestineze, rreth 100 njerëz u lënduan, si brenda kompleksit të qytetit të vjetër, i njohur për myslimanët si Haram al-Sharif dhe për hebrenjtë si Mali i Tempullit, transmeton Klan Kosova. Policia izraelite thotë se oficerët u përgjigjën pasi u hodhën gurë në portat e kompleksit. Forcat e sigurisë izraelite patën instaluar detektorë të metalit, të cilët u larguan tërësisht mëngjesin e së mërkurës, pas vrasjes se dy policëve izraelitë. Palestinezët kanë kundërshtuar këto masa të sigurisë, duke mos shkuar në kompleksin e qytetit të vjetër. Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, javën e kaluar tha se do të ngrinte gjitha kontaktet me Izraelin, duke përfshirë bashkëpunimin e sigurisë, derisa Izraeli të anulojë masat e reja të sigurisë. Ka pasur përpjekje intensive diplomatike për të zgjidhur krizën, duke përfshirë SHBA-në dhe Jordanin, që është kujdestare e vendit të shenjtë dhe ka një popullsi të madhe palestineze. Qeveria izraelite ende nuk ka komentuar vendimin e saj për të shkatërruar tërësisht infrastrukturën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024