Palestina ndërpret komunikimin zyrtar me Izraelin NULL NULL 21.07.2017 22:34 21.07.2017 22:34 Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka lajmëruar që lidershipi palestinez do të ndërpres të gjitha kontaktet me Izraelin. Ky vendim vjen pas eskalimit të situatës në protesta masive ku palestinezen po kundërshtojnë masat e reja të sigurisë të ndërmarra nga forcat izraelite në al-Aqsa, ku të paktën tre palestinez mbetën të vdekur ndërsa qindra të tjerë të lenduar në protestat e së premtes. Forcat e sigurisë së Izraelit kanë ndërmarrë masa të reja të sigurisë, duke vendosur detektorë të metalit në hyrjen e pjesës lindore të Jerusalemit, veprim ky që vjen pas vrasjes së dy policëve në këtë vend gjatë javës së kaluar. Ndërsa presidenti Abbas ka thënë që të gjitha komunikimet zyrtare me Izraelin suspendohen deri në largimin e këtyre masave të sigurisë. Ky vend i lashtë, në të cilin gjendet edhe xhamia Al-Aqsa, adhurohet si nga myslimanët ashtu edhe nga hebrenjtë, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku: Prokuroria Speciale të hetojë kontratat njëburimore të realizuara nga Qeveria Kurti 5 minuta më parë
Kosova Lushtaku kujton masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë 25 minuta më parë