19:18, 12 Tetor 2018

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjen e punimeve në projektin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Ai tha se është për keqardhje kur dëgjon se një projekt gjigant infrastrukturor që është në fazën e finalizimit, po pengohet, njofton Klan Kosova.

“Është për keqardhje kur dëgjon se një projekt gjigant infrastrukturor që është në fazën e finalizimit, po pengohet. Autostrada “Arbën Xhaferi” që përveç lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve, ka ndikim pozitiv edhe në ekonominë e vendit, nuk guxon të përballet me të tilla ndalesa të organizuara për qëllime personale. Prandaj, Hani i Elezit duhet t’i gëzohet realizimit të këtij projekti, për të mirën e vendit”, ka thënë tutje ministri Lekaj.​