18:44, 19 Maj 2017

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj duke folur për koalicionet parazgjedhor ka falënderuar kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin për kompromisin që ka bërë për postin e kryeministrit.

“Në politikë nuk duhet qenë pragmatik. Kur kemi parë koalicionet, kemi thënë se Kosovës i duhet lidership. E falënderoj Veselin që ka bërë kompromis të dhimbshëm, duke dominuar Haradinajn për kryeministër”.

“Ai e ka vlerësuar Haradinajn dhe i ka dhënë mundësinë për të punuar ashtu siç e njohin qytetarët”.

“Së pari PDK ka analizuar situatën dhe duke e njohur personalitetin e Haradinajt kanë ofruar nominimin e tij për kryeministër. Këtë e ka bërë vet Veseli– është gjest që duhet vlerësuar”.

“Veseli e ka thirrur Haradinajn – ky është konsultuar me mua dhe anëtarët tjerë dhe të gjithë kemi qenë pro. Ka qenë momentum që t’i ipet hapësira zotit Haradinaj dhe e kemi vlerësuar nominimin e Haradinajt nga vet zoti Veseli”.

Lekaj që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se “për koalicionet pazgjedhure, AAK nuk ka vija të kuqe”.

Ai ka thënë poashtu se koalicionet parazgjedhore mund të ndikojnë negativisht tek votuesit por jo në masë të madhe.

“Ka pakënaqësi nga dy taboret, por ajo është e vogël. Në komunikim me qytetarët do t’i bindim se ky koalicion është i sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik”.

Lekaj ka pasur fjalë të mëdha për kryetarin e partisë së tij, Ramush Haradinajn.

“Unë jam ushtar i zotit Haradinaj sa herë që kërkon. Ai është një njeri simbol i shtetndërtimit, i paqes dhe pse të mos i besohet”.

Interesante