17:00, 10 Janar 2018

Gratë që nuk janë të lumtura me madhësinë e gjinjve të tyre kanë më pak gjasë të bëjnë vetë-kontrollimin e rregullt.

Këto janë të gjeturat e një studimi të ri i cili është publikuar në revistën “Body Image”.

Për të realizuar këtë hulumtim janë testuar 384 gra britanike.

Ato të cilat kishin vetëbesimin më të ulët lidhur me dukjen e tyre fizike, ishin më të prirura të mos vërenin ndryshimet në gjinjtë e tyre si dhe ishin më të ngadalta në vizitat tek mjeku.

Inspektimi i gjinjve të tyre mund të nxisë emocione negative, siç mund të jetë turpi, kanë thënë studiuesit.