Pak pluhur nga Hëna pritet të shitet 4 milionë dollarë NULL NULL 14.07.2017 14:30 14.07.2017 14:30 Eugene A. Cernan, Commander, Apollo 17 salutes the flag on the lunar surface during extravehicular activity (EVA) on NASA's final lunar landing mission. The Lunar Module "Challenger" is in the left background behind the flag and the Lunar Roving Vehicle (LRV) also in background behind him. While astronauts Cernan and Schmitt descended in the Challenger to explore the Taurus-Littrow region of the Moon, astronaut Ronald E. Evans, Command Module pilot, remained with the Command/Service Module (CSM) "America" in lunar-orbit. Një çantë me mostra të pluhurit të mbledhura në Hënë, pritet të shitet për katër milionë dollarë, në një ankand ku do të ketë edhe gjëra të tjera nga hapësira. Ankandi do të mbahet javën e ardhshme në Nju Jork, në qendrën Sotheby, ku në mesin e gjërave që do të ekspozohen do të jenë edhe plani i fluturimit nga ekuipazhi i Apollo 13, një veshje e astronautit amerikan, Gus Grissom dhe fotografi hënore të bëra nga NASA. Ankandi do të mbahet për shënimin e përvjetorit të 48-të, të arritjes së parë në Hënë. Në këtë fluturim astronauti, Neil Amstrong, i ka mledhur mostrat e pluhurit. “Nuk ka rëndësi se cilit religjion i përkisni, apo se prej nga jeni dhe çfarë gjuhe e flisni”, ka thënë nën kryetarja e Sotheby, Cassandra Hatton. “Të gjithë ne e kemi përjetuar ndjenjën e shikimit lart në qiell duke menduar se çfarë është duke ndodhur mes yjeve”. Çanta me pluhur është konsideruar e humbur për vite, ndonëse ka qenë në një kuti të qendrës hapësinore në Hjuston. Një periudhë ajo ishte vjedhur, derisa tani pronarja e kësaj çante është avokatja nga Çikago, Nancy Lee Carlson. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.