Pak para seancës plenare, Rama takon sërish Metën NULL NULL 27.04.2017 10:15 27.04.2017 10:15 Edhe sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur ta nisë ditën duke takuar kryeparlamentarin Ilir Meta. Pak para nisjes së seancës së sotme plenare dhe raundit të tretë të zgjedhjes së Presidentit të ri Rama ka hyrë në zyrën e Metës te Kryesia e Kuvendit paraditen e sotme, në kuadër të diskutimeve për raundin e tretë për kreu e ri të shtetit, për të cilin edhe këtë radhë nuk ka emra. Parlamenti do të zhvillojë sot raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Edhe për këtë raund, Partia Socialiste ka vendosur të shkojë në seancën plenare pa një emër dhe për ta djegur edhe këtë mundësi për të zgjedhur një President me 84 vota, shkruan Lapsi.al. Dy ditë më parë, Gramoz Ruçi në mbledhjen e Grupit të PS-së, i njoftoi deputetët se edhe në raundin e tretë nuk do të ketë kandidat. “Jemi në pritje të opozitës që të bëhet pjesë e procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Kjo do të varet nga negociatat që do të bëhen me përfaqësuesit e Partive Popullore Europiane. Nëse nuk do të jetë pjesë e këtij procesi edhe opozita, ky raund do të digjet pa asnjë kandidat nga ana jonë”, ka thënë Ruçi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 21 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 24 minuta më parë