Pajaziti: Duhet të rriten subvencionet në bujqësi NULL NULL 18.10.2017 22:53 18.10.2017 22:53 Kandidati i PDK për kryetar të Gjilanit, Zenun Pajaziti ka thënë se opozita kosovare nuk e ka fuqinë ta rrëzojë qeverinë. Ai këtë e ka thënë derisa është debatuar për autostradën për Gjilan dhe mundësinë e dështimit të këtij projekti, njofton Klan Kosova. “Do të kisha dëshirë që sot të flisnim për një segment të autostradës në të cilin nuk është punuar, do të duhej të flisnim për rishikimin e buxhetit. Asnjë punë që është kontraktuar tash nuk do të mbetet pa u financuar”. “Për autostrada dihet kush i bën ato”, ka thënë Pajaziti. “Është joserioze që vihet në dilemë të kemi ose jo autostradë. Kjo është punë e kryer”. “Problemi tash është në planifikim”. Ai më pas ka folur për planin që ka për bujqësinë. “Gjilani me rrethinë nuk është se ka potenciale të gatshme sesa angazhimi në bujqësi. Ka një rënie nga buxhetit, në vitin 2015 është 280 mijë, viti 2018 e kemi 180 mijë euro dhe kjo duhet të ndryshohet”. “Ka potencial të madh dhe shumë të papunë prandaj duhet rritur subvencionet”, ka thënë Pajaziti ndër të tjera. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 51 minuta më parë