Pacolli vlerëson rolin e Çekisë për Kosovën NULL NULL 22.05.2018 12:54 22.05.2018 12:54 Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim një delegacion nga Republika e Çekisë, të kryesuar nga Zëvendësministri i ri dhe Drejtori i Departamentit të Evropës Jugore dhe Juglindore të MPJ-së çeke, ambasadorin Martin Kosatka. Në takim është diskutuar për bashkëpunimin dhe forcimin e raporteve të mëtejme ndërmjet dy vendeve, njofton Klan Kosova. Delegacioni çek ka rikonfirmuar përkrahjen e Çekisë për perspektivën dhe integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian. Në ndërkohë, Pacolli i ka vlerësuar lart raportet ndërmjet dy shteteve si dhe ka falënderuar shtetin çek për përkrahjen, sidomos si anëtare e grupit të shteteve të Vishegradit për përfshirjen e barabartë të Kosovës në punimet e ministerialit të vendeve të Procesit të Vishegradit që u mbajt në Greqi. Në këtë takim, delegacioni çek ka njoftuar po ashtu se së shpejti, Republika e Çekisë do të emërojë të ngarkuarin me punë në Ambasadën e këtij shteti në Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024