Pacolli uron Vitin e Ri, thotë se liberalizimi i vizave është shumë afër NULL NULL 31.12.2017 20:08 31.12.2017 20:08 Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka uruar festën e Vitit të Ri. Ai ka uruuar për të gjithë që viti që po vjen të jetë një vit i mbarë për të gjithë derisa ka thënë poashtu se liberalizimi i vizave është shumë afër, njofton Klan Kosova. Më poshtë postimi i plotë i Behgjet Pacollit në Facebook: Të dashur miq, kudo që të jeni sonte, pa dashur të zgjasë shumë, vetëm dëshiroj të Ju uroj nga zemra Vitin e Ri 2018! Uroj që viti i ri të jetë një vit i mbarë për secilin. Kosova mbush 10 vjet pavarësi dhe liberalizimi i vizave është shumë afër. Gëzuar dhe kaloni sa më bukur, të bashkuar me familjet e juaja. Zoti ju ruajt të gjithëve! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024