Pacolli tregon se pse gënjeu mikun nga Tanzania për punimet në kryeqytet NULL NULL 19.09.2016 23:58 19.09.2016 23:58 Në emisionin “Ora e Fundit” në Klan Kosova i ftuar ishte presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Ai ka folur për mundësinë e kandidimit të tij nga kjo parti për të marrë drejtimin e Prishtinës nga zgjedhjet e ardhshme lokale, por edhe aktualitetin në vend. Pacolli në qeverisjen lokale në Kosovë, si shembull të mirë e ka përmendur kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin që vjen nga subjekti që drejton, njofton Klan Kosova. “Në Mitrovicë puna është pak më ndryshe sepse ai po punon në hapjen e reja të punës. Tendenca është në rritje gjithmonë. Fabrika nuk ka përfundu ende dhe janë duke u ndërtuar edhe 26 hangarë të fabrikës.” “Nëse do të ketë një vend të parë për hapjen e vendeve të punës, atëherë Agim Bahtiri do ta fitonte atë.” “Puna nëpër komuna duhet të fillojë nga poshtë, bile nga detajet por që janë shumë të rëndësishme.” “Kisha ca miq nga Tanzania këtu, ku mu bënë nga ta shumë pyetje se pse nuk rregullohet kjo apo ajo, dhe të gjitha janë detaje, si trotuare, fasada dhe të tjera në Prishtinë” “E gënjeva pak se kompania për mirëmbajtje është në grevë. Për interesin e Kosovës edhe duhet me gënjye.” “Çuditem se si punohet në kryeqytet. Isha edhe në Gjilan dhe pashë se nëse veç e hap dritaren atëherë mund t’i prekësh një tufë kabllosh.” “Jemi bë sikur të ishim pjesë e Lindjes së Afërme”, ka pohuar Pacolli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 16 minuta më parë
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 23 minuta më parë