14:39, 11 Tetor 2018

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, është takuar me homologun e tij nga Malta, Carmelo Abela në Samitin e Frankofonisë që po mbahet në Jerevan.

“Folëm ndër të tjera për ndeshjen e futbollit që do të zhvillohet sonte në Prishtinë, ndërmjet Kosovës tonë dhe Maltës”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Me mburrje dhe siguri i thash që Kosova sonte do të shënojë fitore, megjithatë mikpritjen që do ti bëjmë përfaqësueses së Maltës”.

Sonte Kosova do të luajë me Maltën në kuadër të Ligës së Kombeve. Ndeshja do të fillojë nga ora 20:45.

Image may contain: 1 person, standing, shoes and suit

klankosova.tv