Pacolli: Serbia më agresive se kurrë – zgjidhje e vetme bashkëpunimi NULL NULL 23.04.2018 11:44 23.04.2018 11:44 “Prioritet dhe sfidat e politikës së jashtme në Kosovës” është tema për të cilën krerë institucionesh, deputetë dhe përfaqësues ndërkombëtarë janë mbledhur për të diskutuar rreth saj. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se shoqëria civile po jep kontribut në shteformim dhe sidomos në politikën e jashtë, njofton Klan Kosova. Ai ka thënë se dikasteri që drejton si i vetëm nuk mund të bëjë shumë. Në këtë kryezi ai ka folur për prioritete e politikës së jashtëm të vendit ku ka thënë se në fokus të veçantë është integrimi i vendit nëpër organizata të ndryshme të botës. Pacolli ka shtuar se vendi deri tash është njohur nga 117 vende të botës, që sipas janë goxha shumë. “Sfidë për Kosovën janë kundërshtimet e Serbisë. Ky vend është agresiv më shumë se kurrë më parë dhe zgjidhje e vetme është vetëm bashkëpunimi. Ne po hasim në pengesa sepse Serbia po lobon kundër Kosovës. Sfidë për ne është ruajtja e marrëdhënieve diplomatike me vendet që deri tash na kanë njohur si shtet, që këto mos t’i tërheqin njohjet”. Pacolli ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë në mënyrë që të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Ai aty ka kërkuar që pala kosovare të mos mposhtet gjatë dialogut me shtetin fqinj. “Shpejt do të nisë faza përfundimtare e dialogut me Serbinë dhe Kosova duhet të qet kushte, që ky dialog që ketë një kohë të caktuar dhe jo të zgjas me vire të tëra siç po ndodhë në vazhdimësi. Parlamenti i Kosovës është joserioz karshi kësaj çështjeje, pra kur vjen punë për të diskutuar për këtë temë. Sa herë që vjen puna deri këtu nuk ka kuorum për diskutim”. Pacolli ka dhënë ndonjë afat kohor ka thënë se do të ndodhë njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa, deputetja nga LDK, Vjosa Osmani, që është edhe kryetare e Komisionit të Jashtëm, ka thënë se mosfunksionimi i kuvendit ndodh për shkak të mungesës së deputetëve që vijnë nga partitë në pushtet. Ajo ka thënë se prioritet për vendin duhet të jetë konsistenca në veprime dhe që të mos ndërrohen qëllimet kryesore. Prioritet sipas saj duhet të jetë dialogu me Serbinë, por që e ardhmja e vendit nuk duhet të varet nga ky dialog./Klan Kosova/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë