Pacolli: Rekomandimi pozitiv pë vizat – moment historik NULL NULL 18.07.2018 18:24 18.07.2018 18:24 Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, që u publikua sot nga Komisioni Evropian. “Njoftimi i sotëm nga Komisioni Evropian për rekomandimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës është një moment i rëndësishëm historik, i cili e bën Bashkimin Evropian të prekshëm për qytetarët e Kosovës. Ky hap drejt liberalizimit të vizave është një test për lidershipin e BE-së në rajon dhe një angazhim për të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka thënë numri dy i Qeverisë së Kosovës, Pacolli. Kryediplomati kosovar, Pacolli, ka përgëzuar edhe Institucionet vendore për punën, angazhimin dhe përkushtimin institucional në përmbushjen e të gjitha kritereve të vëna nga ana e Bashkimit Evropian. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024