Pacolli pritet të udhëtojë në Serbi (DOKUMENT) NULL NULL 17.07.2018 20:20 17.07.2018 20:20 Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, mund të shkojë në Serbi, të shtunën, në rast se autoritetet e këtij shteti i japin leje. Në emër të tij është adresuar një ftesë për të qëndruar, më 21 e 22 korrik, në qytetin e Novi Pazarit, por edhe në disa komuna tjera në zonën e Sanxhakut. Ftesa, të cilën e ka siguruar Klan Kosova, është bërë nga Këshilli Kombëtar Boshnjak. Pacolli është ftuar në cilësinë e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, të Republikës së Kosovës. Nmri dy i qeverisë së Kosovës është paraparë të marrë pjesë në takimin solemn të Këshillit Kombëtar Boshnjak dhe në tribunën me temën: “Procesi i vendosjes së stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkan”. Agjenda për ditën e dytë, sipas ftesës, parasheh vizita nëpër komunat tjera të Sanxhakut dhe rrafshnaltën e Peshterit. “Pranimi i kësaj ftese dhe ardhja juaj i bën nder të madh Këshillit Kombëtar Boshnjak, boshnjakëve dhe të gjithë qytetarëve të Sanxhakut”, thuhet në fund të ftesës, që është nënshkruar nga sekretari i Këshillit, Mirza Hajdinoviq. E Pacolli, në një prgjigje për Klan Kosova, ka thënë se do të shkojë në Novi Pazar, nëse autoritetet e Serbisë i japin leje. Sanxhaku është një rajon që shtrihet në Serbi e Mal të Zi, e i cili banohet kryesisht me popullatë boshnjake. Deri vonë, në pjesë të ndryshme të kësaj zone kanë jetuar edhe shqiptarët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë