Pacolli përgëzon Merkelin: Gjermania mbështetëse e dëshmuar e Kosovës NULL NULL 24.09.2017 22:59 24.09.2017 22:59 Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka uruar kancelaren Angela Merkel për fitoren në zgjedhjet e sotme në Gjermani. Sipas Pacollit, Gjermania gjithmonë e ka mbështetur Kosovën. “E përgëzoj Kancelaren Merkel dhe partinë e saj për fitoren në zgjedhjet demokratike që u mbajtën sot në Gjermani. Gjermania dhe zonja Merkel janë mbështetës të dëshmuar të Kosovës. Mirënjohës përgjithmonë”, ka shkruar Pacolli në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024