Pacolli për median serbe: Vuçiq është i njohur në Kosovë, të vijë kur të dojë për vizitë NULL NULL 18.11.2017 12:18 18.11.2017 12:18 Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë një intervistë të gjatë për median serbe Telegraf ku ka folur edhe për iniciativën e tij të fundit të Këshillit për Promovimin e Paqes ndërmjet Kosovës e Serbisë. Por, përveç shumë pyetjeve për proceset politike Pacolli është pyetur edhe për atë se kur do të vijë koha që ai të shëtitet rrugëve të Beogradit lirisht, e presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ta bëjë të njëjtën gjë në Prishtinë. Por, Pacolli është përgjigjur se Vuçiq mund ta bëjë këtë gjë qysh tani. Se është një njeri i njohur në Kosovë dhe se do të pranohej shumë mirë. “Ai mund ta bëjë këtë tani. Sa për ne, tani mund të jetë. Mund t’ju them se Vuçiq është mjaft i njohur, se të gjithë njerëzit do ta pranonin atë shumë mirë në Kosovë. Nuk e di nëse do të më njihnin mua Beograd, por për Vuçiqin është e sigurt”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024