Pacolli në Viti: Qeverisja e AKR-së dhe LDK-së do të jetë qeverisje e zhvillimit ekonomik NULL NULL 28.05.2017 15:55 28.05.2017 15:55 Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli në një tubim në Viti foli për pikat Programore të AKR-së dhe plan-programin qeverisës që sipas tij, i cili garanton punësim dhe investime të mëdha. Ai ka thënë se rritja ekonomike që do ta mundësojë koalicioni qeverisës mes AKR-së dhe LDK-së, që nga viti i dytë i mandatit, do të jetë mbi 8 %. “Qeverisja e AKR-së dhe LDK se do të jetë qeverisje e zhvillimit ekonomik, ne do t’i mbështesim idetë e rinisë dhe do t’i implementojmë ato. Këtë dinamizëm të rinisë nuk do ta zbehim, por do ta forcojmë”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova. Pacolli foli edhe për indiferencën e institucioneve ndaj higjienës së përgjithshme publike dhe keqtrajtimit të natyrës dhe ambientit në Kosovë. Ai ka thënë se është për tu frikësuar se në çfarë norme është rritur përqindja e njerëzve të infektuar me sëmundje ngjitëse, ndërsa të gjitha këto sipas tij, vijnë si pasojë e moskujdesit për ambientin ku jetojmë. “Ne bashkë me ju qytetarë, do ta kthejmë Kosovën në binarë dhe do t’ia japim shtytjen e duhur që i duhet për të ecur me hapin e kohës. Ne kemi dëshmuar që mund ti ndryshojmë gjërat dhe këtë do ta bëjmë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë