Pacolli i lumtur me pajtimin për kalimin e demarkacionit NULL NULL 24.02.2018 14:53 24.02.2018 14:53 Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, ka shprehur lumturinë e tij për arritjen e akordit mes partive shqiptare, veç Lëvizjes Vetëvendosje, për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi. Në llogarinë e tij në Facebook ai ka falënderuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për vullentin e treguar në gjetjen e zgjidhjes, si edhe kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kreun e NISMA, Fatmir Limaj. Jam shumë i lumtur që tanimë është arritur koncensusi i plotë për kalimin e demarkacionit dhe zgjidhjen e problemit të lëvizjes së lirë të qytetarëve. Një falenderim i madh shkon për LDK, si parti institucionaliste dhe që funksionon në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. E vlerësoj shumë pozitivitetin dhe vullnetin e kryeministrit Haradinaj për të lëvizur përpara në të mirë të të ardhmes së të rinjëve të Kosovës. Vlerësim i lartë për kryeparlamentarin Veseli që nuk u ndal asnjëherë në synimin e tij për unifikim dhe zgidhjen e këtij problemi që ka ngulfatur vendin. Vlerësim i lartë për angazhimin e madh të Zv. Kryeministrit Limaj, kontributin e tij të jashtzakonshëm, pa të cilin do të ishte shumë e vështirë. Me vullnet pozitiv zgjidhen të gjitha problemet. Kosovën e pret e ardhme e ndritur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti falënderon Çekinë për rolin dhe kontributin në rrafshin e sigurisë së Kosovës 9 minuta më parë