Pacolli ‘frikëson’ futbollistët e Danimarkës, shkon për t’i sjellë fat Shqipërisë NULL NULL 03.09.2015 17:24 03.09.2015 17:24 Gazeta e përditshme shqiptare Berlingske Tidende (BT) në numrin e sotëm i ka kushtuar vëmendje ardhjes së Ish-Presidentit Behgjet Pacolli në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Danimarkës. Gazeta BT është gazeta më e madhe e Danimarkës, e shtypur në 125 000 kopje. Me titullin ”Fatsjellësi – Shqiptari i pasur si guri, i cili i solli fat Shqipërisë ndaj Francës, do t’i sjell fat edhe ndaj Danimarkës”, transmeton Klan Kosova. INTERVISTA E PLOTË Ëndrra shqiptare për të marrë pjesë në verën e ardhshme në finalet e Kampionatit Europian mori jetë të re kur ekipit kombëtar të Shqipërisë iu dha një fitore tavoline pas ndeshjes skandaloze kundër Sërbisë vjeshtën e kaluar. Tash, shqiptari më i pasur dhe më i famshëm në vend vjen në Kopenhagen për të mbështetur ekipin e tij. Biznesmeni i pasur kosovar shqiptar, njëkohësisht ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, zbret në Kopenhagë me avionin e tij privat të premten për të marrë pjesë në ndeshjen në stadium atë mbrëmje, ashtu siç bëri kur Shqipëria mundi Francën 1-0. “Që kur pashë ekipin kombëtar si fitoi me Francën, thashë me vete: mos vallë i sjell fat kësaj kombëtareje? Do t’i ndjek dhe në Danimarkë nëse punët do të më lejojnë. Bëj shaka, por entuziazmi që m’u krijua kur pashë djemtë se si fitonin ndaj një ekipi të madh si Franca ishte shumë mobilizues për mua. Mendova: do t’i sjell fat dhe në Danimarkë! “, shkruan Behgjet Pacolli në një email për BT. Gjatë kontakteve të tij në Skandinavi, Naim Murseli ka konfirmuar se Pacolli vjen në Danimarkë dhe qëndron në hotelin “Hilton”. Biznesmeni, i cili themeloi firmën zvicerane “Mabetex”, e cila është e specializuar në ndërtimin dhe rinovimin e objekteve të mëdha, gjatë viteve pas pavarësisë të Kosovës, është interesuar edhe për njohjen e një kombetareje të vet. Ende FIFA nuk e ka miratuar atë, dhe deri atëherë ai është duke punuar për ta bërë ekipin kombëtar të Shqipërisë me shumë lojtarë shqiptarë të Kosovës, aq sa do të jetë e mundur. Ndër të tjera, ai ishte i përfshirë në përpjekjen për të bindur lojtarin shqiptaro-belg të Manchester United, Adnan Januzaj, që ai të zgjidhte për të luajtur për Shqipërinë. Por nuk arriti, edhe pse bëri atë që ai mundi. “I bëra një letër të hapur publike drejtuesve të shtetit dhe të federatës. I thashë të shkojmë të takojmë familjarët dhe të afërmit e rrethit të gjerë të Adnanit që vijnë nga Kosova, t’i ofrojmë atyre pasaportën e Shqipërisë, t’i ofrojmë një tokë falas për të ngritur një vilë në bregdetin tonë të bukur jugor. E shihja afrimin e tij si një operacion të jashtëzakonshëm imazhi; si motivim për talente të tjera që luajnë jashtë vendit; si nxitje për rininë tonë që të merret me sport. Nuk arritëm dot sepse ai zgjodhi Belgjikën.”, shkruan Pacolli i cili është aq i pasionuar pas sportit e që gjatë mandatit të tij si President u vizitua edhe nga legjendari Beckenbauer në zyren e tij. Pacolli është ftuar personalisht nga trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi, por paguan për udhëtimin dhe qëndrimin në Danimarkë vetë, pasi me një pasuri të vlerësuar prej 3.6 miliardë sigurisht që mundet ta përballojë. Gjatë kohës së tij si president, Behgjet Pacolli u bë i njohur kur ai nuk zgjodhi ta marrë pagën, por t’ia falte disa prej shumë familjeve të varfra të vendit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.