Pacolli: Është e pakuptueshme në këtë situatë opozita të mendojë për rrëzimin e qeverisë NULL NULL 15.10.2018 21:45 15.10.2018 21:45 Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se përkundër largimit të Bejtush Gashit nga posti i Ministrit të Brendshëm, AKR-ja nuk do të do jetë arsyeja për ngecjen e proceseve që janë për të mirën e Kosovës. “Vendimi nëse ka ardhë deri te riformatimi është i drejtë por nëse flasim për performacën është një moment delikat por megjithatë ministri i ri duhet të ketë mbështetetje”. “Për shkak të AKR-së asnjë proces nuk do të ngecë dhe do të ecim përpara dhe do të doja shumë që edhe ish ministri Bejtush Gashi ta kuptojë se mbetet mik i imi, anëtari devotshëm i AKR-së dhe besoj që postin e ardhsëm ai do ta kryejë me dinjitet pasi është personi më i duhur për atë post”. “Do të doja shumë që këtë temë ta mbyllim pasi ka ndodhur një riformatim i qeverisë në kuadër të AKR-së dhe nëse kjo do të tregohet, nëse ministri i ardhshëm do tregohet i suksseshëm edhe riformatimi do konsiderohet i drejtë”. Pacolli në Zona B në Klan Kosova ka thënë që ka qenë premtim i “pashkruar” se AKR-ja do të kryejë një riformatim ku ministër do jetë një ambasador nga Ferizaj. “Ferizaj është një bastion i AKR-së edhe në zgjedhjet e fundit kemi pasur mbi 18 mijë vota në Ferizaj, pasi ka qenë gjithmonë një qytet që e ka mbështetur partinë”. Pacolli ka theksuar se në këtë situatë në të cilën gjendet Kosova, nuk mund të mendohet për rrëzimin e qeverisë. “Këtu duhet t’i jap shumë të drejtë atyre që insistojë që sa më shpejt të kryhet dialogu dhe Kosova të bëhet shtet funksional”. “Unë duhet ta them se Kosova nuk tregohet të jetë shtet funksional pasi kemi një parlament të brishtë mazhorancës e së cilës e bën lista Sprska dhe deri tani mbarëvajtja e punëve të koalicionit varet nga kjo listë”. “Bashkë me ta jemi 63 deputetë dhe pjesa tjetër është opozita dhe do të doja shumë që në këto momente edhe opozita ta kuptojë që nuk do të ishte e drejtë të flitet për rrëzimin e qeverisë pasi tani Kosova ka nevojë për unitet pasi jemi para sfidave si liberalizimi i vizave, para sifdës së Interpolit dhe tani do të doja që të mos ketë asnjë arsye që ky proces të ndërpritet”. “Nuk e konsideroj se është e drejtë që dikush ta pengojë këtë proces, nuk ka më mundësi të mendohet që bota sillet rreth Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë