Pacolli: Do mbështesim prodhuesit vendor NULL NULL 25.04.2017 19:28 25.04.2017 19:28 Në kuadër të vizitave të rregullta tek prodhuesit vendor, Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri si dhe bashkëpunëtorët e tjerë të partisë, ka zhvilluar sot disa takime në Fabrikat e Komunës së Gjilanit. Gjatë qëndrimit në Gjilan, Pacolli fillimisht e vizitoi Fermën e Pulave “Kosmoni” e cila gjendet në fshatin Livoq. Presidenti Pacolli u njoftua nga afër me punën e kësaj Ferme duke e përgëzuar kështu menaxhmentin udhëheqës të saj, për t`u interesuar kështu për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen prodhuesit vendor. “Ne duhet t`ju japim përparësi prodhuesve tanë dhe t’i inkurajojmë ata që të rrisin prodhimin duke ofruar mbështjetje institucionale, gjë që do t`jua lehtësonte punën prodhuesëve tanë. Prodhimi është esencial, ajo është baza e suksesit, ndërsa unë ju garantoj se me qeverisjen e AKR-së, prodhuesit vendor do të kenë përkrahje shumë më të madhe institucionale, gjë që rrjedhimisht do ta ngrit nivelin e prodhimtarisë në Kosovë”. Duke folur për potencialet zhvillimore te prodhuesve vendor, Pacolli i ka falënderuar përfaqësuesit e bizneseve për kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ai ka thënë se rritja e prodhimtarisë dhe e cilësisë së shërbimeve, është ndër prioritetet e AKR-së. “Plan-programi ynë është plotësisht i implementueshëm në ekonominë kosovare ndërsa ne ju garantojmë se me qeverisjen tonë, bizneset dhe prodhuesit vendor do të jenë padyshim të privilegjuar, sepse duke ndihmuar prodhim vendor, ne në mënyrë direkte e ndihmojmë zhvillimin ekonomik të Kosovës”. Pacolli më tej ka treguar se mungesa e përkrahjes institucionale për zhvillimin e bizneseve, e ka bërë Kosovën të varur nga importi. Ai ka thënë më tej se vendi ynë ka potencial për zhvillim dhe rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë, duke theksuar se për t`u realizuar kjo, institucionet përkatëse duhet të sjellin iniciativa ligjore të cilat do të ndihmonin prodhuesit vendor. Kryetari i AKR-së ju ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t`i përkrahin prodhuesit vendor sepse kjo sipas Pacollit është mënyra më efektive e zhvillimit të ekonomisë në vendin tonë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë