Pacolli dënon vrasjen e Ivanoviq NULL NULL 16.01.2018 14:00 16.01.2018 14:00 Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka dënuar vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare, SDN, Oliver Ivanoviq. “Akti trishtues i vrasjes dhe dhuna si mjet është në kundërshtim me përpjekjet tona për të vënë rend dhe sundim të së drejtës në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Pacolli, njofton Klan Kosova. “Ftoj institucionet përgjegjëse të sundimit të Ligjit në Kosovë dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të bashkëpunojnë në ndriçimin sa më të shpejtë të këtij rasti dhe të vihen para drejtësisë autorët e këtij akti kriminal”, ka shtuar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë