20:36, 17 Maj 2018

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se Samiti i Sofjes duhet të shfrytëzohet sa më mirë tash dhe kjo sipas tij pasi që është parë një revitalizim i marrëdhënieve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Ballkani Perëndimor përsëri është lart në agjendën e BE-së. Një perspektivë e qartë e anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor mund të shpejtojë reformat në vendet e rajonit. Por, perspektiva e qartë evropiane është edhe garancë për më shumë investime”, ka thënë Pacolli, përcjell Klan Kosova.

“Është e rëndësishme që BE të marrë qëndrim të guximshëm dhe të thotë që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do të anëtarësohen në BE në të njëjtën kohë”.

“Kjo do të inkurajojë frymën e bashkëpunimit të vërtetë rajonal, pasi suksesi i një shteti varet nga suksesi i fqinjëve të vet. Prandaj, duhet t’i eliminojmë të gjitha elementet e kompeticionit në mes shteteve tona”./Klan Kosova/
Image may contain: 1 person, sitting and indoor

Interesante