11:33, 20 Korrik 2017

Ka përfunduar takimi i koalicionit LAA.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se kjo parti i mbetet besnike bashkimit me LDK-në, Alternativën dhe të tjerët, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë poashtu se nuk ka asgjë të vërtetë që dikush nga AKR-ja do ta votojë Ramush Haradinajn nga koalicioni PAN për kryeministër.

Nga ana e tij, Avdullah Hoti i LDK-së ka lutur që të mos spekulohet për ndarjen e mundshme të koalicionit LAA.

Përpos kësaj, ai tha se koalicioni PAN është duke u munduar kot sepse nuk ka numrat për të krijuar Qeverinë.

Andaj sipas Hotit, ata presin që LDK dhe Vetëvendosja të bëjnë Qeverinë, pas dështimit të Haradinajt.

 

Interesante