OVL e UÇK-së: S’ka bazë juridike që Sylemjan Selimi dhe Jahir Demaku të mbahen ne burg NULL NULL 22.10.2018 10:41 22.10.2018 10:41 Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, konsideron për rastin Drenica 1 dhe Drenica 2, se nuk ka asnjë bazë juridike që Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku të mbahen në burg. “Për shumë vite pas luftës, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në kumtesën e OVL-së, përcjell Klan Kosova. “Gjatë gjithë gjykimit ndaj tyre, janë bërë padrejtësi, dhe po të kishim gjyqësi të mirëfilltë, duhet të ndiqeshin penalisht të gjithë ata që pa asnjë bazë juridike po i mbajnë në burg bashkëluftëtarët tanë. Me këto veprime po dëshmohet edhe njëherë, si shumë herë të tjera, se drejtësia ndërkombëtare vetëm ka përndjekur luftëtarët e UÇK-së”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 20 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 orë më parë