8:04, 12 Tetor 2018

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), Hysni Gucati, ka kërkuar që procesi i verifikimit të veteranëve të kthehet në pikën zero.

Ai ka thënë se është në të mirën e të gjithëve që të ndodhë një riverifikim i plotë i tyre.

Gucati në një intervistë për gazetën “Epoka e Re” ka deklaruar se për veteranët e “rrejshëm” dhe keqpërdoruesit e listave duhet të nxirret Ligji për Amnisti.

Sipas tij, ata duhet të falen, por duhet t’i dorëzojnë certifikatat. Mirëpo, nëse në afatin e paraparë nuk dorëzohen certifikatat, Gucati ka thënë se ata duhet të dënohen dhe t’i kthejnë mjetet.

Ai ka theksuar se politika e ka prishur këtë proces dhe ajo duhet ta rregullojë.

Gucati ka bërë me dije se nuk do të ketë ndërprerje të pensioneve pa vendim të Gjykatës.