vjosa-osmani1
21:24, 20 Mars 2017

Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk mbajnë kontakte me kryeministrin e Kosovës dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

“Nuk kemi kontakte me Mustafën, takimi ka qenë para se të votohet Qeveria, kam shkuar në zyrën e tij dhe e kam njoftuar se nuk do ta votoja, nuk do ta votoja askënd nga LDK koalicioni me PDK-në është në kundërshtim me të gjitha parimet”, ka thënë Osmani, njofton Klan Kosova.

“Ai ka pasur argumentet e tij, unë të miat”, ka thënë Osmani në “Zona B”.

Ajo ka thënë se LDK është dëmtuar deri në atë masë sa e sheh të vështirë me e bind elektoratin që të ia besojnë prapë votën.

“Sepse premtimet kanë shkuar deri në atë masë që është thënë “kurrë me PDK-në”, janë bërë edhe akuza të tmerrshme dhe si brenda natës ndryshoi gjithçka në partnerin e koalicionit”, ka theksuar Osmani.

Ajo më tej ka përmendur edhe vrasjet e pasluftës së anëtarëve të LDK-së.

“Ishte me interes të lexohej letrat e familjarëve të zyrtarëve të LDK-së që janë vrarë që kërkojnë të mos hapet kjo temë vetëm gjatë zgjedhjeve”.

“Insistimi I elektoratit ka qenë të hetohej gjithçka deri në vitin 2007”.

“Nëse në atë kohë kur janë shtruar këto tema, nga çështja e Gjykatës Speciale, në atë kohë thirret grupi parlamentar dhe tërhiqet vërejtja që të mos flitet për këto çështje”.

“Nëse LDK-ja nuk merr asnjë veprim konkret që së paku tu jep shpresë familjeve që të paktën po ndërmerret diçka”, ka shtuar Osmani.

Interesante