vjosa-osmani4
22:02, 20 Mars 2017

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se është përjashtuar komplet nga të gjitha strukturat e kësaj partie, përfshirë edhe kryesinë.

“Vjosa dhe shumë të tjerë janë komplet jashtë. Nuk jam vetëm unë, ka edhe deputetë dhe zyrtarët të degëve që kanë qenë shumë aktivë por kanë mbetur jashtë”, ka thënë Osmani, njofton Klan Kosova.

Ajo ka thënë se sheh çdo ditë, shkrime në rrjetin social Facebook nga kreu i LDK-së kundër deputetëve të këtij subjekti, e që sipas saj janë të bazuara në intriga.

“Njerëzit me të sulmua pse pi kafe me dikë që mendon ndryshe ose me Vjosa Osmanin është logjikë e të kaluarës”, ka thënë Osmani.

Interesante