Oscar vazhdon bashkëpunimin me fajtorët NULL NULL 30.03.2017 12:07 30.03.2017 12:07 Organizatorët e ceremonisë Oscar do të vazhdojnë ta shfrytëzojnë firmën llogaritare PwC, pavarësisht ngatërrimit të tyre trashanik në ceremoninë e fundit. Presidentja e tyre, Cheryl Boone Isaacs, shkroi në një letër për anëtarët e vet se rregullat e reja nënkuptojnë se pajisjet elektronike ndalohen në prapaskenë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. PriceWaterhouseCoopers i numëron votat dhe organizon zarfet që iu jepen prezantuesve të çmimeve. Ishte zotëri Cullinan, llogaritari cili ia dha zarfin e gabuar aktorit Warren Beaty, e që rezultoi në gabimin më të madh në histori të ndarjes së çmimeve, ku filmi La La Land u shpall si më i miri, kur në të vërtetë filmi Moonlight kishte triumfuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 19 orë më parë