OSBE vazhdon mbështetjen për Kosovën NULL NULL 23.04.2018 15:03 23.04.2018 15:03 Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu. Në këtë takim njoftues u diskutua lidhur me bashkëpunimin e mirë që kanë MPB dhe misioni i OSBE-së në Kosovë. Me këtë rast, ministri i brendshëm tha se një nga prioritet e MPB-së është siguria, për çka qeveria e Kosovës ka një angazhim të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës për krijimin dhe ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e saj. Ai falënderoi shefin e OSBE-së për përkrahjen e dhënë në ndërtimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë. Ndërsa, Braathu i konfirmoi ministrit Gashi se përkrahja e OSBE-së do të vazhdojë edhe më tutje, duke theksuar se zhvillimi i sektorit të sigurisë publike ka një rëndësi të madhe kudo nëpër botë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.