Orlando Bloom i lumtur për fejesën e ish gruas së tij NULL NULL 23.07.2016 19:00 23.07.2016 19:00 Aktori Orlando Bloom raportohet se është i kënaqur për ish gruan e tij Miranda Kerr, e cila së fundmi ka njoftuar se është fejuar me themeluesin e Snapchat – Evan Spiegel. “Orlando është i lumtur për Mirandën. Ai ka folur me të dhe e ka uruar”, ka thënë një burim për E! News, transmeton Klan Kosova. Çifti është ndarë në vitin 2013 pas tre vjetësh martese dhe kanë së bashku një fëmijë, djalin pesë vjeçar të quajtur Flynn. Ky burim po ashtu ka deklaruar se Orlando po ashtu planifikon të martohet dhe të ketë më shumë fëmijë një ditë. Aktori thuhet se është në lidhje me këngëtaren Katy Perry që nga muaji janar i këtij viti. “Orlando e di se Evan po e trajton mirë djalin e tij Flynn dhe kjo është e gjitha që i intereson atij”, ka përfunduar burimi. Duket se Orlando dhe Miranda janë definicion i famshëm “ish-at e shoqërueshëm”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.