unnamed-1-2
13:36, 21 Prill 2017

Në  Kazermën ,,Adem Jashari’’ në Prishtinë  u mbajt një koncert i përbashkët i Orkestrës Muzikore të Forcave të Armatosura të Turqisë në bashkëpunim me Orkestrën  e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë  këtij koncerti   të  gjithë të pranishmit patën mundësi që të argëtohen  dhe të shijojnë   interpretimin e veprave  të mrekullueshme nga këto dy orkestra me ç ‘rast Orkestra turke  befasoi publikun me interpretimin e  dy këngëve  shqipe të  cilat u  priten mjaft mirë nga të gjithë të pranishmit, transmeton Klan Kosova.

Për të  dëgjuar programin e dy orkestrave të pranishëm ishin  zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore ( KFT), gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, zëvendës komandanti komandanti i  Brigadës së Mbështetjes Operacionale ( BMO ),  kolonel Avdi Rraci, Shefi i Operativës  së KFT –së, kolonel Bashkim Shillova, komandanti i Kontingjentit Turk në Kosovë, kolonel Mustafa Tavazar  si dhe oficer dhe  nën oficer  të FSK-së dhe Ushtrisë së Turqisë.

 

Interesante