16:56, 7 Shtator 2018

Me mijëra kërcimtarë koreanë kanë dhënë spektakël me  imazhet dhe fjalët që lavdërojnë shtetin e Koresë së Veriut dhe popullin e saj të quajtura Lojëra Masive kanë prodhuar disa nga imazhet më ikonike të vendit të izoluar.

Performanca e këtij viti vjen pasi lideri, Kim Jong dëshiron të tregojë Korenë e Veriut si një shtet të përgjegjshëm për armë bërthamore e që është i fokusuar në zhvillimin e ekonomisë së saj sesa në shakatë proverbiale, njofton Klan Kosova.

Lojërat Masive të së dielës do të jenë nga ngjarjet më të rëndësishme të profilit të lartë duke përfshirë një paradë ushtarake për të shënuar 70 vjetorin e themelimit të Koresë së Veriut. Ajo do të zgjas një muaj me ngjarje që janë dizajnuar për të joshur investimet e huaja, të tërheq turistë dhe për të prezantuar fokusin në ekonomi të udhëheqësit Kim.

Por a e dini se çka janë “Lojërat Masive”?

Pavarësisht emrit të tyre, ato janë një shfaqje e madhe arti dhe vallëzimi, të ngjashme me ceremonitë e hapjes dhe mbylljes për Lojërat Olimpike dimërore apo verore.

Lojërat kanë ardhur në versione të ndryshme gjatë viteve, me shfaqje që theksojnë tema të ndryshme historike, ekonomike, politike dhe kulturore.