Organizata islamike “NISA” bastiset për terrorizëm, Huduti hedh poshtë akuzat (VIDEO) NULL NULL 01.07.2015 20:11 01.07.2015 20:11 Igballe Hudutit nuk i lanë vend në shtëpi pa i kontrolluar. Bile, me urdhër të Prokurorisë Speciale, të njëjtës i’u bastis edhe organizata “NISA”. Me dyshimin se shpëlau para dhe financoi terrorizmin, policia një javë më parë në cilësinë e provave ia konfiskoi disa kompjuterë e telefona. Huduti mohon se ajo ka lidhje me grupe terroriste, njofton Klan Kosova. Dyshimet e ngritura se OJQ-ja e saj financohet nga donatorët terroristë, ajo i hedh poshtë. Ajo shtoi se përveç edukimit islam që u jep femrave përmes OJQ-së së saj, ajo ka bërë edhe disa punë të mira për Kosovën. Kronikë nga Blerta Ahmeti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024