Opozita ftohen nga Mustafa e Veseli për tu takuar në tetor NULL NULL 24.09.2016 21:29 24.09.2016 21:29 Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe kryeparalementari Kadri Veseli, do të ftojnë në takim drejtuesit e partive opozitare në Kosovë në fillim të muajit tetor, për të diskutuar për çështjen e projektligjit për shënimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi. Kështu ka bërë të ditur vet kryeministri Mustafa në një lidhje telefonike për RTK-në. Muatafa tha se për problematikën e krijuar në vend për shkak të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ka biseduar edhe në New York me drejtuesit e disa shteteve dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, ku tha se këta të fundit janë të shqetësuar me situatën në vend. Ai tha se së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, do të thërrasin në një takim udhëheqësit e partive opozitare, për t’iu përcjellë shqetësimin e faktorit ndërkombëtar në lidhje me këtë çështje. “Unë do të ftoj në një takim përfaqësuesit e opozitës në fillim të tetorit, së bashku me kryetarin e Parlamentit, përkatësisht partnerin kryesor të koalicionit, do të bisedojmë me ta. Do t’iu ofrojmë edhe njëherë informatat që kemi marrë nga terreni dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës për gjendjen faktike në terren. Do të bëjmë përpjekje që të veprojmë mbi bazën e fakteve e jo mbi bazën e emocioneve”, tha Mustafa. Ai ka shtuar se ua ka bërë me dije faktorit ndërkombëtar se Kosova nuk ka probleme me Malin e Zi, ashtu siç është pasqyruar në publik, por ka opozitën në vend, e cila vazhdon të besojë se Kosova humb territor me marrëveshjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë